Loading…

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

  • 01/10/2022 | 08:10

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme të mos ketë tabu.


Lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Sarrazin tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga ky diskutim.

Diplomati i lartë gjerman u shpreh se skenari më i keq në këtë rast është krijimi i një Republike Srpska të re, gjë që siç tha nuk do të pranohet.

“Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë. Pra, është gjithashtu e qartë se nuk duhet të keni shumë frikë nga ky diskutim. Se duket sikur ka më shumë frikë që të mos behet ky diskutim”, tha Sarrazin për Euronews Albania.

“Është shumë e vështirë politikisht, siç edhe tema e njohjes sigurisht shumë e vështirë në Serbi. Por mendoj se kjo gjë nuk do të përfundojë mirë, nëse nuk fillojmë të prekim edhe çështje të vështira dhe gjithashtu të rrisim ndërgjegjësimin në shoqëri sepse sigurisht që do të përballemi me vështirësi, por dua të them se mund të fillojmë të shohim si mund të duket kjo gjë”, u shpreh Sarrazin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë