Loading…

Sarri ka vetëm edhe një mundësi për të mbetur trajner i Chelseas, nëse fiton në finale të dielën

  • 19/02/2019 | 17:51

Sarri ka vetëm edhe një mundësi për të mbetur trajner i Chelseas, nëse fiton në finale të dielën

Maurizio Sarri do ta këtë ndeshjen vendimtare  ndaj Manchester Cityt në finalen e Carabao Cup, transmeton Gazeta Metro.


Kjo ndeshje zhvillohet të dielën dhe sipas The Guardian kjo do të jetë një ndeshje vendimtare për trajnerin italian.

Chelsea pësoi një humbje turpëruese nga Manchester City në Premier Ligë me rezultatin 6-0 dhe të henën u eliminuan edhe nga FA Cup nga skuadra e Manchester United.

Tani drejtuesit e Chelseas duan hakmarrje ndaj Cityt duke fituar këtë trofe pikërisht në një finale ndaj tyre.

Ndryshe, Maurizio Sarri e mori drejtimin e Chelseas këtë sezon pas largimit të tij nga Napoli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë