Loading…

Sarri: Ronaldo në dyshim për ndeshjen ndaj Milan

  • 09/11/2019 | 16:51

Sarri: Ronaldo në dyshim për ndeshjen ndaj Milan

Cristiano Ronaldo mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen Juventus – Milan.


Ylli portugez, Ronaldo, rrezikon të humb një prej ndeshjeve më interesante të Serie A, atë që luhet nesër, ndërmjet Juve dhe Milan.

Anëtari i Juventus ka disa probleme me gjurin, dhe trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka konfirmuar se lojtari është në dyshim për derbin.

“Si është Ronaldo? Unë nuk e di akoma, pasi ai dje ishte me fizioterapeutin dhe ne do të shohim sot dhe nesër në seancën e fundit stërvitore” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Të shohim se çfarë mund të bëjë ai. Ai ndjenë dhimbje në gju, por nuk është serioze” ka shtuar trajneri italian.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do të përfshihet në formacionin startues të Juventus, për përballjen ndaj Milan.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë