Loading…

‘Sarriball’ u shpua mbrëmë në Lyon, kapiteni Bonucci kritikon shokët para dhe pas loje

  • 27/02/2020 | 08:29

‘Sarriball’ u shpua mbrëmë në Lyon, kapiteni Bonucci kritikon shokët para dhe pas loje

Bonucci pranon se Juventusi u fut me mentalitet të gabuar kundër Lyonit, e ishte parë para ndeshjes të ju bërtiste bashkëlojtarëve para se të niste ndeshja e edhe pas ndeshjes nuk ishte aspak më i qetë. Bonucci që njihet për temperamentin e tij brenda e jashtë fushe tha se kishte si qëllim motivimin por nuk pasti sukses pasi ‘Zonja e Vjetër’ tregoi moshën mbrëmë e çaloi në pjesën e parë posaçërisht, trasnmeton Gazeta Metro.


Leonardo Bonucci ka pranuar se Juventusi është futur me mentalitet të gabuar në humbjen 1:0 në udhëtim ndaj Lyonit sonte.

“Ne patëm qasje krejt të gabuar në pjesën e parë. Në disa ndeshje paguan për gabimet më të vogla. Ne nuk ishim mjaftueshëm agresiv dhe kjo është çështje mentaliteti. Është dashur të zgjohemi më herët”, ka thënë kapiteni i Juventusit për Sky Sport Italia.

Bonucci vërejti se atmosfera nuk është e duhur para fillimit të ndeshjes, ndërsa u pa duke i bërtitur mesfushorit Blaise Matuidi gjatë ngrohjeve.

“Unë nuk po i bërtisja Matuidit, por po u tërhiqja vërejtjen gjithë skuadrës përfshirë edhe atyre në bankinë, se duhet të jenë të gatshëm të kontribuojnë. Më ra në sy se diçka nuk ishte si duhet me lojtarët startues. Duhet të zgjidhim këtë, pasi ka gjëra të vogla që bëjnë dallimin”, ka shtuar Bonucci./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë