Loading…

Sava Gardasevic nënshkruan me Llapin

  • 11/08/2020 | 15:57

Sava Gardasevic nënshkruan me Llapin

KF Llapi po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa sot ka prezentaru një lojtar të huaj, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, KF Llapi ka arritur t’i siguroj shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardasevic.

“Ditën e sotme, sulmuesi nga Podgorica, Sava Gardašević ka nënshkruar kontratë që do ta mbaj atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.

27 vjeçari ka një karrierë të madhe pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi.

Karrierën e tij si futbollist, Gardašević e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola. Vlenë të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19.

Sava Gardašević menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhërat e trajnerit, Tahir Batatina i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës” – thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë