Loading…

Savicevic akuzon beogradasit: M’u bëtë presion lojtarëve për ndeshjen Kosova Mali i Zi

  • 15/06/2019 | 21:14

Savicevic akuzon beogradasit: M’u bëtë presion lojtarëve për ndeshjen Kosova Mali i Zi

Kryetari i Lidhjes futbollistike të Malit të Zi Dejan Savicevic (LFMZ) ka thënë sonte se drejtori i Crvena Zvezdës së Beogradit Zvezdan Terzic “ka hedhur bombë atomike në futbollin e Malit të Zi” në prag të ndeshjes së javës së kaluar të kombëtares malazeze kundër asaj të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Savicevic në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi, ka akuzuar Terzicin se “ka qenë zbatuesi kryesor i fushatës së shantazhece” e cila ka rezultuar me shkuarjen e trajnerit të deritashëm të kombëtares malazeze dhe sy lojtarëve serbë, Lubisa Tumbakovic, Mirko Ivanic e Filip Stojkovic nga ekipi në ditën e ndeshjes me Kosovën.

“Ai ka qenë njëri prej njerëzve kryesorë, të cilët kanë bërë presion mbi futbollistët e Zvezdës, natyrisht nëpërmjet tifozëve. A ishte frika e tifozëve, apo nga shërbimet, policisë, shërbimit sekret… Dihet se ata tifozë janë dorë e zgjatur e pushtetit”, ka thënë ai ndër tjera./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë