Loading…

SBASHK mblidhet online, aty edhe kryetari i komisionit Gola

  • 23/09/2022 | 20:07

SBASHK mblidhet online, aty edhe kryetari i komisionit Gola

Përfaqësuesi nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Reshit Kushaj, ka bërë të ditur se sonte në orën 20:00 do të mbahet një takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komisionit për arsim, Ardian Gola.


Ai ka thënë se në këtë takim do të japin përgjigjet e tyre kryetarët e niveleve komunale.

“Në orën 20:00 të mbrëmjes do të mbajmë takimin online. Në takim janë të ftuar i gjithë komisioni në krye me Ardian Golën që të jenë të pranishëm dhe t’i dëgjojnë vetë përgjigjet që do t’i japin kryetarët e niveleve komunale duke u bazuar në përgjigjet që kanë marrë”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Sot, gjatë ditës komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka zhvilluar një takim ku është diskutuar lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Ymer Ymerin nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Pak para përfundimit të takimit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka propozuar që të zëvendësohet metoda aktuale e grevës me atë të mosdhënies së notave për nxënësit.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë Gola duke shtuar se kjo nuk nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë