Loading…

SBASHK’u mblidhet urgjentisht në këtë orë, pritet të merret vendim rreth protestave në arsim

  • 02/12/2021 | 10:40

SBASHK’u mblidhet urgjentisht në këtë orë, pritet të merret vendim rreth protestave në arsim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se sot në ora 14:00, do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet pezullimi i protestave në arsim, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një prononcimi për Metron, kreu i SBASHK’ut, ka thënë se sot kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku të pranishëm kanë qenë të gjitha Federatat.

“Sot në orën 14:00 kemi takim me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve dhe të arsimit në Kosovë. Aty do të diskutojmë rreth situatës së fundit dhe çfarë do vendimi që marrim rreth protestave do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Jasharaj për Metron.

Ndryshe BSPK në takimin e jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së ka kërkuar me urgjencë miratimin e Ligjit të Pagave.

Derisa propozimi i SBASHK’ut në këtë takim u mbështet nga të gjitha federatat që afati i fundit për draftimin e Ligjit të Pagave, ligji për skemat pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore të draftohen nga Qeveria deri në muajin shkurt, dhe në mars me u miratu në Kuvend.

Nëse merren parasysh, këto kërkesa sot nga Qeveria, atëherë SBASHK pritet që sot në orën 14:00 pritet të marrë vendim për pezullimin e protestave të arsimit të dhjetorit dhe janarit deri në mars. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë