Loading…

SBASHK’u merr vendim: Me 4 dhjetor do të ketë protestë

  • 12/11/2021 | 14:27

SBASHK’u merr vendim: Me 4 dhjetor do të ketë protestë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka  thënë se me 4 dhjetor do të ketë protestë të kufizuar, shkruan Gazeta Metro. 

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jashariaj ka mbajtur konferencë për media.

Ai ka thënë se pasi po mungon vullneti i Qeverisë për takime, janë ata që kanë thirrur konferencë dhe mbledhje për ta vërtetuar zërin e mësuesve.

“Duke e parë se po mungon vullneti i qeverisë për takime, ju kemi thirrë ta vërtetoni zërin e punëtorëve të arsimit. Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit dhe të fillojmë me veprime sindikale”, është shprehur Jasharaj.

Ai ka deklaruar se nuk po shkojnë me greva të plota me kërkesën e prindërve.

Jasharaj paralajmëroi se do të ketë protestë të kufizuar prej 4 dhjetorit.

“4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë, e më pas do t’i kemi dy opsione: opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë që t’i ngjeshim radhës dhe ta përgatisim një protestë më masive; opsioni i dytë do të jetë greva dhe veprime tjera radikale e sindikale që do të jenë të pashmangshme në muajin janar”, ka njoftuar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë