Loading…

SBASHK’u pyet anëtarësinë për ndaljen e grevës pas propozimit të deputetit të VV’së

  • 23/09/2022 | 22:37

SBASHK’u pyet anëtarësinë për ndaljen e grevës pas propozimit të deputetit të VV’së

Pas propozimit të deputetit Ardian Gola që mësimdhënësit t’i kthehen mësimit dhe si mjet presioni ndaj qeverisë ta kenë mosvendosjen e notave të nxënësve në ditar, SBASHK ka kërkuar mendimin e anëtarësisë, shkruan Gazeta Metro.


SBASHK’u ka pasur takim online me komisionin parlamentar për arsim sonte, ku ka bërë të ditur se një propozim i tillë është i papranueshëm për anëtarësinë e sindikatës.

Gazeta Metro ka siguruar nga burimet e veta mesazhet që u janë dërguar mësimdhënësve rreth këtij propozimi.

“Në takimin e sotëm me komisionin parlamentar u propozua që po e citoj: Te fillon mesimi e mos te shkruhen nota ne ditare, ne do te vazhdojm dialogun. Si e vleresoni kete propozim ?”, janë pyetur mësimdhënësit e një shkolle në Kosovë nga SBASHK’u.

Në këtë pyetje u përgjigjën 26 mësimdhënës, prej të cilëve shumica dërrmuese ishte kundër propozimit.

Si rrjedhojë e refuzimit të këtij propozimi, greva e përgjithshme në arsim do të vazhdojë edhe më tej./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë