Loading…

SC Gjilani përfundon testet për koronavirus: Ky është rezultati i futbollistëve dhe stafit

  • 22/05/2020 | 21:51

SC Gjilani përfundon testet për koronavirus: Ky është rezultati i futbollistëve dhe stafit

Klubi i futbollit ‘SC Gjilani’ ka njoftuar se të gjithë futbollistët dhe stafi i ekipit, kanë rezultuar negativë për koronavirus, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media ‘SC Gjilani’ ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses testet për COVID-19.

”Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje aty është bërë e ditur se skuadra do të vazhdojë të kryejë seanca stërvitore në rifillim të edicionit 2019/20.

Më poshtë njoftimi i plotë i tyre. /gazetametro.net

KOMUNIKATË PËR SHTYPSC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.Futbollistët,…

Posted by SC Gjilani on Friday, 22 May 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë