Loading…

Scaloni: Messi është duke shkëlqyer me Argjentinën

  • 14/10/2021 | 12:40

Scaloni: Messi është duke shkëlqyer me Argjentinën

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni beson që superylli Lionel Messi është duke pasur paraqitje tejet të mira me kampionin e Kupës së Amerikës.

Në të kaluarën Messi ka pranuar kritika për paraqitjet e tij me Argjentinën, të cilat ishin në kundërshtim me ato për klubin e tij, asokohe Barcelonën, përcjell KosovaPress.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të parë pas 28 vitesh, ku në finale e mposhti Kombëtaren e Brazilit, dhe tani kanë një formë prej 10 ndeshjeve pa humbje.

“Skuadra është ajo e cila synon që të vazhdojë përpara, skuadra e cila e bënë atë më të mirë. Unë mendoj që ai është i mirë në ekip dhe i rehatshëm me bashkë-lojtarët e tij. E gjithë kjo e bënë atë më të mirë”, tha Scaloni.

“Është e qartë që pa ekipin paraqitja e tij nuk do të reflektojë shumë. Sot ne jemi drejt suksesit si grup, si ekip dhe kjo është më e rëndësishmja”, shtoi trajneri i Argjentinës.

Ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi regjistroi golin e tij të 80-të në fanellën e Argjentinës, në fitoren e kombëtares së tij me rezultat 3:0 kundër Uruguait.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë