Loading…

Scholes pa dorëza për Pogba: I padisiplinuar e pa respekt, nuk do të na mungojë

  • 25/10/2021 | 15:54

Scholes pa dorëza për Pogba: I padisiplinuar e pa respekt, nuk do të na mungojë

Ish mesfushori i Manchester United dhe Anglisë, Paul Scholes, nuk u përmbajt fare se çfarë mendon për mesfushorin francez Paul Pogba, pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Liverpool dhe vite të tëra potere që ka shkaktuar në klub, transmeton Gazeta Metro.


Scholes nuk kishte kritika vetëm për Pogba’n, madje ai kishte parashikuar se ish klubi i tij do të dërrmohej nga Liverpool pas ndeshjes kundër Atalanta, ku United ja doli ta kthej rezultatin në mes javë.

Pogba ishte drejtpërdrejtë përgjegjës për humbjen e topit në mes të fushës që Mo Salah e shfrytëzoi më së miri dhe shënoi hatrik dhe rezultatin përfundimtar në duel, 0:5.

Mesfushori francez hyri si zëvendësues në ndeshje dhe përveç gabimit që rezultoi me gol, bëri një ndërhyrje të pamend ndaj Naby Keita dhe u dënua me të kuq direkt nga arbitri.

Pogba’s i skadon kontrata me United verën e ardhshme dhe Scholes tha se ai nuk do të brengosej nëse kjo do të ishte paraqitja e tij e fundit për klubin.

Scholes që të mërkurën kishte paralajmëruar se kjo mund t’i ndodhte Manchester United të dielën në rast se renditeshin si të mërkurën kundër Atalanta’s.

“A do të luajnë kaq mirë kundër Liverpool, mund ta paramendoni që Jurgen Klopp në shtëpi të ngazëllyer kur po shikonte atë pjesë të parë”.

Mediat britanike dhe tifozët kanë nisur të kthehen kundër Ole Gunnar Solskjaer pas 9 ndeshjeve të këqija të Manchester United. Shpesh mediat britanike akuzohen se anojnë pro United dhe Solskjaer për shkak se ka shumë miq të vjetër aktiv në media, si vet Scholes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë