Loading…

Scholz kërkon një ndryshim në rregullat e votimit në BE

  • 22/06/2022 | 23:33

Scholz kërkon një ndryshim në rregullat e votimit në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sonte se do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin kandidat, se BE-ja duhet të jetë e hapur ndaj vendeve të tjera, por edhe të avokojë për reforma kur bëhet fjalë për rregullat e votimit.


Scholz ka kërkuar që BE-ja të kalojë në vendimet e politikës së jashtme me shumicë të cilësuar (që nënkupton heqjen e të drejtës së vetos së vendeve individuale), por nuk ka gjasa që të marrë mbështetjen e Francës dhe disa vendeve të tjera, transmeton portali Politico.

Duke folur para anëtarëve të Bundestagut përpara samitit të Këshillit Evropian të planifikuar për të enjten dhe të premten në Bruksel, Scholz tha se ai do të mbështeste me vendosmëri që Ukrainës dhe Moldavisë t’i jepet statusi i kandidatëve për anëtarësim në BE dhe vuri në dukje se një angazhim i tillë mbart disa detyrimet.

“Do të bëj çdo përpjekje në Këshillin Evropian për të siguruar që e gjithë BE-ja të pranojë njëzëri kandidaturat e Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim”, tha kancelari gjerman, duke shtuar se “BE duhet gjithashtu të jetë në gjendje të pranojë anëtarë të rinj”.

Scholz përsëriti përkushtimin e tij për reformat në BE, mbi të gjitha për ndryshimin e rregullave të votimit në mënyrë që të parandalohen vendet individuale nga bllokimi i vendimeve të shumicës, veçanërisht duke theksuar politikën e jashtme si një fushë në të cilën një ndryshim i tillë është i nevojshëm.

Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, kanë kundërshtuar tashmë heqjen e të drejtës së vetos në fusha kyçe si politika e jashtme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë