Loading…

Schwarz diplomacia në aksion: Optimiste për ‘zhvillim të madh’ para seancës konstituive

  • 06/08/2026 | 10:36

Schwarz diplomacia në aksion: Optimiste për ‘zhvillim të madh’ para seancës konstituive

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shprehur pritje të larta për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një mundësi për ndryshime të rëndësishme në vend, transmeton Gazeta Metro.


Para nisjes së seancës konstituive, Gërvalla ka deklaruar se synimi është që vendi të tejkalojë situatën aktuale politike dhe të hyjë në një fazë të re të funksionimit institucional.

“Mirëmëngjesi të gjithëve në këtë ditë kaq të bukur për demokratinë e vendit tonë. Mbas zgjedhjeve të mira, zgjedhjeve demokratike, zgjedhjeve parlamentare, edhe sot do të shkojmë të zgjedhim, të konstituojmë Kuvendin edhe të përpiqemi të dalim nga një situatë e cila nuk i pëlqen askujt, aq më së paku votuesve, qytetarëve të Republikës së Kosovës. Jam plot optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, por edhe për të gjithë ne në përgjithësi”, tha ajo.

Sipas saj, përbërja e re parlamentare duhet të shërbejë si bazë për avancimin e proceseve ekonomike dhe institucionale, ndërsa ka shprehur bindjen se mandati i ri do të sjellë rezultate pozitive për qytetarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë