Loading…

Schwarz e kujdesshme në takimin me ministrin grek, s’harron t’ia vendos flamurin siç e ‘harroi’ në takimin me Palmer

  • 04/06/2021 | 16:10

Schwarz e kujdesshme në takimin me ministrin grek, s’harron t’ia vendos flamurin siç e ‘harroi’ në takimin me Palmer

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz ka pritur sot në takim ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias ku janë diskutuar marrëdhëniet mes dy palëve, shkruan Gazeta Metro.


Ajo që ka rënë në sy nga ky takim është fakti se Schwarz kësaj radhe nuk e ka harruar që në takim të vendosë flamurin e Greqisë, ndonëse kishte harruar ta bënte këtë gjë kur priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA’ve, Matthew Palmer.

Skandal diplomatik: Ministrja Shwarz nuk vendos flamurin amerikan në takim me Palmer

Në njoftimin e MPJ’së në Twitter, thuhet se palët janë pajtuar për të thelluar bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe në tema politike.

Gjithashtu është bërë e ditur se në disa javë, Schwarz do të bëjë vizitë zyrtare në Greqi.

“Ministrja e jashtme Gërvalla kishte privilegjin të presë Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias për vizitën e tij të dytë zyrtare në Kosovë. Fqijët rajonalë u pajtuan të thellojnë edhe më tej marrëdhëniet e tyre duke azhurnuar zyrën në Greqi dhe vendosën të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre dypalësh në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe temat politike. Hapat e ardhshëm do të diskutohen në vizitën e ministrës Gërvalla për disa javë.”, thuhet në njoftimin e MPJ’së. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë