Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar për Ditën e Çlirimit të Kosovës, 12 qershorin, por nuk e ka përmendur askund Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Në postimin e saj në Twitter, Schwarz ka përmendur vetëm ‘luftëtarët e guximshëm’, por askund nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Më tutje ajo shkruan se Kosova i rindërtoi rrugët dhe ndërtesat ‘e dëmtuara’.
“12 qershori është dita e çlirimit të Kosovës. Në këtë ditë, në vitin 1999, shtypja dhe gjenocidi përfunduan në Kosovë. Regjimi serb kishte kryer krimet më mizore të civilëve, nga fëmijët tek të moshuarit. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat, heronjtë dhe luftëtarët tanë të guximshëm. Me ndihmën e NATO’s, makina serbe u ndalua përfundimisht. Menjëherë filluam të rindërtojmë rrugët dhe ndërtesat e dëmtuara. Ne u ngritëm përsëri dhe ndërtuam një vend të gjallë. Një vend krenar dhe të pavarur. Sepse njerëzit e Kosovës kurrë nuk e humbën besimin dhe kurrë nuk do ta humbin.”, shkruan Schwarz.
June 12 is our #KosovaLiberationDay. On this day, in 1999, the oppression and genocide ended in Kosova. The Serb regime had committed the most atrocious of crimes against civilians, from children to elderly. We will never forget our victims, heroes and courageous fighters. 1/2
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 12, 2021
Kohët e fundit, Schwarz ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e saj për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pohimet e saj dikur se do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale. /gazetametro.net