Loading…

Scott ia kujton serbëve: Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë

  • 11/09/2019 | 14:16

Scott ia kujton serbëve: Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se popullsia e Kosovës kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Scott ka thënë se çështja e Kosovës është një prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit.

‘Më pas kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Në Serbi nuk pajtohen shumica, por unë jam i bindur që popullsia shqiptare e Kosovës kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”, ka thënë Scott derisa po merrte pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare “ Marrëdhëniet Serbo-Amerikane”.

Scott ka rikujtuar atë që regjimi i Sllobodan Millosheviqit ka bërë gjatë viteve të ’90-ta kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë, dhe vendimin e NATO-s për të larguar ushtrinë serbe nga Kosova./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë