Loading…

Scott: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit dhe të arrijnë marrëveshje finale

  • 14/08/2019 | 11:17

Scott: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit dhe të arrijnë marrëveshje finale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se ka ardhur koha që shteti i Kosovës dhe ai i Serbisë t’i japin fund konfliktit mes tyre dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, shkruan Gazeta Metro.


Scott ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatat e mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Twitter, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se dje pesë vendet më të fuqishme të botës, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar nga Kosova heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut me Serbinë në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve.

Po ashtu nga Serbia kanë kërkuar ndaljen e ofanzivës diplomatike për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës nga vendet që e kanë njohur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë