Loading…

Së bashku kanë 45 gola: Muriqi dhe Rashica në formë të jashtëzakonshme në vitin 2019

  • 03/12/2019 | 21:49

Së bashku kanë 45 gola: Muriqi dhe Rashica në formë të jashtëzakonshme në vitin 2019

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica janë dy futbollistët më në formë nga Përfaqësuesja e Kosova gjatë vitit 2019, transmeton Gazeta Metro.


Së fundmi, Milot Rashica shkëlqeu duke shënuar dy gola ndaj Wolfsburgut dhe ndihmoi skuadrën e Werder Bremenit që t’i kthehet fitoreve në Bundesligë, pas tetë ndeshjeve pa fitore.

Pas rikthimit nga lëndimi, Vedat Muriqi zhvilloi sonte ndeshjen e parë si titullar i Fenerbahces ndaj Istanbulsporit në Kupën e Turqisë.

Ai arriti që të dhuroi një asistim dhe të shënoi një gol, duke arritur kështu në kuotën e 24 golave gjatë vitit 2019 në të gjitha garat, përfshirë edhe ndeshjet me Kosovën

Ndërkaq, Milot Rashica deri më tani gjatë këtij viti ka shënuar 21 gola në të gjitha garat, përfshirë edhe ndeshjet me Kosovën dhe së bashku me Muriqin arrin shifrën e 45 golave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë