Loading…

Së paku 30 të vdekur e mbi 3 mijë të plagosur, shpërthimi u dëgjua edhe në Qipro

  • 04/08/2020 | 21:50

Së paku 30 të vdekur e mbi 3 mijë të plagosur, shpërthimi u dëgjua edhe në Qipro

Shpërthimi masiv që tronditi Bejrutin sipas raporteve të para ka lënduar mijëra dhe kanë vdekur 30 persona. Burime të afërta me Hezbollah e kanë mohuar teoritë se ky ishte sulm i kryer nga Izraeli, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i shëndetësisë së Libanit tha se më shumë se 3 mijë të plagosur pas shpërthimit në portin e qytetit të Bejrut, ku besohet se ishin magazinuar materiale shpërthyese.

Kreu i Sigurisë së Përgjithshme Abbas Ibrahim tha se: “Si duket kishte një depo që përmbante material që ishte konfiskuar vite më parë, dhe si duket ishte shumë material shpërthyes.”

Ekspertët theksuan atë që dukeshin si fishekzjarrë që shpërthenin në mes të tymit, ata thanë se një kombinim i tyre dhe plehut si lëndë e me rrezik tԥ madh ndezës ka mundur të shkaktoj një shpërthim të tillë.

Kryeministri i Libanit, Hasan Diab, e ka shpallur të mërkurën ditë zie./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë