Loading…

Së paku 46 viktima nga zjarri në një ndërtesë në Tajvan

  • 14/10/2021 | 18:05

Së paku 46 viktima nga zjarri në një ndërtesë në Tajvan

Së paku 46 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në jug të Tajvanit, njoftuan të enjten zyrtarët e këtij vendi. Sipas tyre, dhjetëra të tjerë morën plagë të rënda.


Departamenti lokal i zjarrit tha se ndërtesa e banimit dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

“Zjarri ishte jashtëzakonisht i egër dhe shkatërroi shumë kate”, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.

Shkaku i incidentit është ende i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje. Ndërtesa ishte rreth 40 vjet e vjetër, me dyqane në katet më të ulëta dhe me apartamente sipër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë