Loading…

Së paku 5 palestinezë të organizatës terroriste Hamas u vranë në Jericho nga forcat izraelite

  • 06/02/2023 | 19:21

Së paku 5 palestinezë të organizatës terroriste Hamas u vranë në Jericho nga forcat izraelite

Caku i operacionit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ishte shpërbërja e celulës terroriste të Hamas në kampin e refugjatëve Aqabat Jaber në Jericho. Së pakë pesë terroristë – dy prej të cilëve kishin tentuar të kryejnë një sulm terrorist në një restorant më parë por që kishin dështuar  – janë vrarë në këtë ballafaqim të përgjakshëm, ndërsa janë plagosur së paku 3 palestinezë të tjerë, transmeton Gazeta Metro.


Ushtria izraelit kishte njoftuar të hënën se të vdekurit ishin terroristë të një celule të Hamas që u gjendën afër qytetit Jericho në Bregun Perëndimor. Kjo celulë kishte tentuar të kryente një sulm terrorist në një restorant në Jericho në fund të muajit të janar. Ai sulm kishte dështuar pasi arma automatike e terroristit kishte dështuar të shkrepte pas plumbit të parë dhe të dyshuarit ishin arratisur.

Agjencia e inteligjencës së Izraelit, Shin Bet, dhe ajo drejtoria e inteligjencës së ushtrisë kishte mësuar se dy të dyshuarit e sulmit të dështuar terrorist ishin barrikaduar në një apartament në Aqabat Jaber afër Jericho me synim të vazhdimit të sulmeve.

Javën e kaluar një celulë terroriste e ndërlidhur me Brigadat al-Qaddam të Hamas kishte njoftuar për themelimin e degës në kampin Aqabat Jaber. Anëtarët e celulës e quanin veten ‘Batalioni Aqabat Jaber’, dhe thuhet në mediat izraelite se ishin kishin sulmuar forcat izraelite që operonin në zonën e Jericho.

Të hënën në mëngjes luftimet shpërthyen mes palestinezëve dhe forcave izraelite derisa po hynin në Jericho dhe Aqabat Jaber, ku janë vrarë 5 palestinezë dhe janë plagosur tre të tjerë në këtë operacion. Nuk ka të plagosur në anën izraelite.

Trupat e pesë të vrarëve palestinezë janë sekuestruar nga forcat izraelute, sipas guvernatorit të Jericho dhe luginës së Jordanit, Jihad Abu Al-Assal. Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka raportuar se nuk ka informacione zyrtare rreth rastit.

Sipas informacioneve një epror i lartë i organizatës terroriste Hamas, Shaker Amara, poashtu është arrestuat në Jericho të hënën në mëngjes sipas mediave palestineze. Amara është arrestuar në disa raste nga Izraeli. Familjarët e terroristëve që kishin kryer sulmin e dështuar terrorist janë arrestuar poashtu këtë të hënë.

Mediat palestineze kishin raportuar se terroristët në rajon ia kishin dalë që të rrëzonin një dron izraelit, ku në një video të raportuar se ishte nga vendi i ngjarjes shihet ca të rinj që e godasin me tulla pajisjen.

Ushtria izraelite kishte konfirmuar se një dron Sky Rider kishte rënë në kamp por nuk kishte rrezik të rrjedhjes së informacionit.

Lideri i terroristëve të Hamas, Ismail Haniyeh, kishte paralajmëruar pas operacionit se ata do të vazhdojnë të operojnë duke deklaruar se “vazhdimi i vrasjes nga armiku në Bregun Perëndimor do të jetë një katastrofë për të, e të gjitha intervenime ndërkombëtare edhe ato rajonale nuk do të kenë sukses në ndalimin e valës revolucionare të popullit tonë dhe armiku nuk do ta gëzojë qetësinë…”

Së paku 37 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimorë këtë vit, përfshi terroristë dhe civilë, derisa po zhvillohen operacione atje. Vitin e kaluar në këtë rajon ishin vrarë më shumë se 150 palestinezë, shumica nga forcat izraelite pas një fushate të sulmeve terroriste të nisura nga qyteti Jenin e të kryera në Izrael. Nga këto sulme përveç civilëve izraelitë ishin vrarë edhe policë dhe  ushtarë izraelitë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë