Në intervistën për “Epokën e Re”, Daka ka thënë se do të ishte mirë të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme pa përfunduar reforma zgjedhore.
Sipas shefes së KQZ-së, kjo reformë zgjedhore do ta mundësonte qartësimin e disa çështjeve në ligj, të cilat do ta ndihmonin shumë KQZ-në në punën e saj.
Megjithatë, Daka ka treguar gatishmërinë e KQZ-së që t’i organizojë zgjedhjet e reja kurdo që ato të shpallen.