Loading…

Se priti askush: Ish-Presidenti Trump vjen me një deklaratë për Kosovën dhe Serbinë

  • 11/11/2021 | 17:48

Se priti askush: Ish-Presidenti Trump vjen me një deklaratë për Kosovën dhe Serbinë

Ish-Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka komentuar rreth marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke potencuar se marrëveshja mes këtyre vendeve gjatë administratës së tij ka qenë historike, përcjellë Gazeta Metro.


Trump në deklaratën e tij të publikuar nga Taylor Budowich, drejtor për komunikim i Trumpit, ka thënë se marrëveshja e Washingtonit është historike dhe nuk duhet të braktiset.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës ka kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, thotë Trump në deklaratën e publikuar nga Taylor Budowich, drejtor për komunikim i Trumpit.

Tutje ai ka theksuar vizitën e Grenell që ka bërë sot në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, duke i jep rendësi marrëveshjes që dy shtetet kanë bërë gjatë administratës Trump.

“Sot, i Dërguari im Ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet në deklaratën e Donald Trump./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë