Loading…

S’e shpalos publikisht, Lajcak: BE ka qëndrim për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin

  • 06/02/2023 | 16:29

S’e shpalos publikisht, Lajcak: BE ka qëndrim për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Lajçak tha se ia ka treguar Kurtit pozicionin e BE-së rreth kësaj, por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve.

“Kemi folur për këtë cështje dhe e informova kryeministrin rreth pozicionit tonë por s’dua ta bëjë publike analizën legale, ishte e dobishme që e diskutuam këtë”, tha ai.

Duke iu referuar Asociacionit, Lajçak tha se gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet, raporton Gazeta Express.

Lajçak tha se me Kurtin kanë diskutuar edhe për “përgatitjen e një takimi konstruktiv të nivelit të lartë” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Diplomati europian tha se kjo ishte vizita e dhjetë në Prishtinë që nga shtatori.

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë