Loading…

Priten tetë aktakuza të nivelit të lartë në Kosovë

  • 28/01/2017 | 10:51

Priten tetë aktakuza të nivelit të lartë në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi,  e ka cilësuar vitin e kaluar si më të suksesshmin për Prokurorinë Speciale.


Siç tregon ai, Prokuroria ka arritur t’i zgjedhë 162 gjatë 2016’ës. Lumezi po ashtu ka thënë se rastet me të cilat është marrë ky institucion i përkasin nivelit të lartë. 

 Kryeprokurori ka treguar se Prokuroria Speciale ka shenjëstruar 33 raste dhe prej tyre kanë ngritur 25 aktuakuza.

Ai ka paralajmëruar se brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të ngritën edhe tetë aktakzua të reja ndaj profilit të lartë për korrupsion, shkruan Gazeta Express.

“Nga Prokuroria Speciale janë zgjedhur 162 raste në forma të ndryshme. Nën mbikëqyrjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale gjatë këtij viti është funksionalizuar edhe databaza për rastet e shenjëstruara dhe nga 33 raste të shenjëstruara janë ngritur 25 aktuakluza që ne i konsiderojmë të nivelit të lartë. Ndërsa, tetë raste presim të përfundojnë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017”, ka thënë Lumezi, në konferencën vjetore të Prokurorëve.

“Ajo që kërkohet nga ne është një epokë e re e përgjegjësisë. Prandaj, nga të gjithë ju prokurorë të Shtetit pres angazhim maksimal në luftë kundër korrupsionit dhe terrorizimit”, ka thënë Lumezi.

“Roli i Prokurorisë së përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave është vendimtarë. Barra kryesore për këtë i bie Prokurorisë Speciale e Kosovës. I besoj kësaj Prokurorie. Nga ju pres edhe më shumë. Vetëm rezultatet e mira mund të kthejmë besimin e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë