Loading…

Së shpejti linja e re direkte Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt nga ‘Kosova Airlines’ dhe nga ‘Eurokoha’”

  • 29/11/2019 | 13:37

Së shpejti linja e re direkte Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt nga ‘Kosova Airlines’ dhe nga ‘Eurokoha’”

Kompanitë e njohura “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane “Eurowings”, pjesë e grupit “Lufthansa”, nga 17 dhjetori startojnë me linjën e re direkte të fluturimit Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt.

Falë bashkëpunimit të këtyre kompanive të njohura të transportit ajror, pasagjerët do ta kenë shumë më të lehtë udhëtimin mes këtyre dy relacioneve, pasi linja është direkte. Dihet mirë se numri më i madh i pasagjerëve, të cilët udhëtojnë nga vendet evropiane për në Kosovë, vjen pikërisht nga Gjermania dhe aeroporti i Frankfurtit është preferenca e shumë pasagjerëve kosovarë, por edhe të huaj, prandaj është parë e udhës të fillohet me një linjë re direkte në këtë relacion.


Duke marrë parasysh se Aeroporti i Frankfurtit është njëri ndër aeroportet më të mëdha në botë, kjo linjë do ta lehtësojë shumë udhëtimin e bashkatdhetarëve tanë nëpër destinacione të ndryshme të botës, pasi nga aeroporti i Frankfurtit mund të shkohet në cilindo shtet të botës.

Për informata dhe për rezervime vizitoni www.flyksa.com ose edhe mund të telefononi në numrin +49 (0)69 25 66 760 & +383 (0)38 220 220

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë