Loading…

Se shpejti vjen ‘Mercedes GLA facelift’ (Video)

  • 04/01/2017 | 09:30

Se shpejti vjen ‘Mercedes GLA facelift’ (Video)

Gjatë vitit 2013 është prezantuar  ‘GLA’ i ‘Mercedesit’, ndërsa tani nga kjo kompani raportohet se për javën e ardhshme, në panairin e veturave “NAIAS” në Detroit, është duke përgatitur versionin e modifikuar të këtij modeli, transmeton gazetametro.net

Duhet theksuar se, motori 2.0 litër Turbo i top versionit ‘GLA 45’ do të përforcohet në 375 kuajfuqi. Shpejtësina e ‘Mercedes GLA facelift’ nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

Këtë e konfirmon edhe publikimi i një fotografie të errët, transmeton gazetametro.net. ‘GLA facelift’ pritet që të vijë me disa ndryshime, duke filluar nga dritat e përparme dhe të pasme, si dhe mbrojtësit e rinj.

Gama e motorëve do të mbetet e njëjtë. si dhe thuhet se, ky model mund të vijë me shpenzime të karburantit të zvogëluara dhe me më pak emetime të dioksid karbonit./gezetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë