Ndonëse mbrëmë seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të kuorumit, ajo do të vazhdojë sot.
Deputetët diskutuan dje për disa orë rresht për shndërrimin e FSK-së në FAK, e po ashtu me orë të tëra zgjati edhe interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa.
Deputetët mbështetën unanimisht ushtrinë e ardhshme të Kosovës, ndërsa debatuan gjatë për disa projektligje, por nuk kishte kuorum për t’i votuar ato.
Pas gjithë kësaj, por edhe në mungesë të kuorumit kreu i Kuvendit Kadri Veseli u detyrua ta ndërpresë seancën, për të vazhduar sot.
Ndërsa sot deputetët do të kenë para vetës këto pika të rendit të ditës për t’ shqyrtuar dhe votuar.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
- Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
- Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.