Loading…

Seanca e votimit për ekipin negociator po rrezikon të dështojë, Lista Serbe është tërhequr?

  • 04/09/2018 | 17:46

Seanca e votimit për ekipin negociator po rrezikon të dështojë, Lista Serbe është tërhequr?

Seanca për votim për ekipin negociator e thirrur nga koalicioni aktual qeverisës është duke u varur totalisht nga votat e Listes Serbe.


Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se deputetet e LS janë tërhequr dhe kjo është arsyeja e vertëtë pse kjo seancë po shtyhet, duke rrezikuar dështimin.

Seanca e filluar në mëngjes është shtyrë për në orën 16:30 më pas  për orën 18:30, por askush nga udhëheqësit e koalicionit nuk tregoi pse po ndodhin këto pazua kaq të gjata.

Ndryshe, thonë se tashmë deputetët serbë kanë ndërruar qëndrim, duke bojkotuar seancën.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj u formua pas disa orë pritjesh të deputetëve të Listës Serbe. Ndërsa sot ata po kushtëzohen nga votat e tyre për të votuar ekipin negociator për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria ka propozuar ekipin që do të udheheqë dialogun Kosovë-Serbi. Si kryetar të grupit, Fatmir Limajn, ndërsa si nënkryetar është propozuar emri i Enver Hoxhajt.

Propozimet për anëtar të grupit negociator me Serbinë janë për emrat e Behxhet Pacollit, Dardan Gashit, Avni Arifit dhe Mahir Yagcillar.

Mëgjithkëtë, deputetë nga opozita kanë thënë se qëllimi i këtij ekipi është copëtimi i Kosovës dhe menjëherë si të përfundojë seanca e thirrur nga koalicioni do të fillojë ajo e opozitës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë