Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat e para për konstituimin e legjislaturës së re, me themelimin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, transmeton Gazeta Metro.
Ky trup do të ketë për detyrë të shqyrtojë dokumentacionin që lidhet me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe më pas t’i dorëzojë Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.
Po ashtu, komisioni do të konstatojë nëse është siguruar numri i nevojshëm i deputetëve për zhvillimin e seancës konstituive të legjislaturës së XI-të.
Në mbledhjen e sotme janë të pranishëm 119 deputetë, ndërsa për përbërjen e komisionit votuan 117 deputetë pro./gazetametro.net