Loading…

Seanca mbyllet para kohe, deputetët ‘përtojnë’ të kthehen

  • 11/04/2017 | 15:52

Seanca mbyllet para kohe, deputetët ‘përtojnë’ të kthehen

Deputetët e Kuvendit të Kosovës “kanë përtuar” të kthehen për ta vazhduar seancën pas pauzës.


Vetëm 37 deputetë janë kthyer në seancën e Kuvendit pas pauzës e cila duhej të zgjaste deri në orën 14 e 30.

Kjo e detyroi kryesuesen e mbledhjes-nënkryetaren Aida Dërguti që të deklarojë se nuk mund të vazhdohet me këtë seancë, shkruan Kallxo.com.

“Aktualisht në sallë janë 37 deputetë dhe nuk janë as kushtet minimale që të vazhdohet me këtë seancë. E mbyllim këtë seancë dhe ju njoftojmë për vazhdimin e saj pas mbledhjes së kryesisë”, tha Dërguti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë