Loading…

Seanca për Deharin nuk do mbahet më 13 dhjetor

  • 07/12/2016 | 16:05

Seanca për Deharin nuk do mbahet më 13 dhjetor

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka shqyrtuar sot peticionin me 23.774 nënshkrime të qytetarëve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kryetarja e këtij Komisioni, Lirie Kajtazi gjatë këtij takimi theksoi se është obligim që të shqyrtohet ky petecion me afërsi të 24 mijë nënshkrimeve.

Por vendimi i marrë nga kryesia e kuvendit që seanca për rastin Dehari të jetë më 13 dhjetor, ra poshtë pasi që kryetarja e këtij komisioni bëri të ditur se disa prej deputetëve do jenë jashtë vendit dhe është e pamundur.

Pasi që 13 dhjetori dështoi si datë për mbajtjen e kësaj seancë, një propozim tjetër erdhi sot nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë mbledhjes së këtij komisioni Haskuka propozoi që seanca të mbahet këtë të premte.

Por një gjë e tillë u konsiderua e pamundshme nga kryetarja e komisionit Lirie Kajtazi.

Sipas Kajtazit mbajtja e seancës të premten është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se për këtë nevojiten 40 nënshkrime ose kjo duhet të ftohet nga presidenti ose kryeministri i vendit./gazetametro.net

 

astrit-dehari

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë