Loading…

Seferi: Ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë Vucic në Bruksel

  • 19/08/2022 | 18:44

Seferi: Ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë Vucic në Bruksel

Gazetari Idro Seferi në Klan Kosova ka folur në lidhje me takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel dhe është shprehur se ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë presidenti serb në Bruksel.


“Ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë Vuçiq në Bruksel dhe një periudhë më të gjatë, gjatë qëndrimit të tij edhe ditën e sotme dhe se çfarë ka diskutuar, por Petkoviq tha se e ka shtyrë për shkak se ka qenë mjaftë i angazhuar atje në Bruksel dhe se bisedimet atje nuk kanë qenë të lehta, por që sipas tij kjo do sqarohet të dielën”, tha ai.

Tutje, Seferi bëri të ditur se shtypi serb ka thënë se duket se ka pasur një dakordim me Bashkimin Evropian që të mos ketë deklarata tensionuese gjatë këtyre ditëve.

“Vuçiq kishte thënë edhe dje se brenda 48 orëvë të ardhshme do t’i drejtohet popullit siç thotë ai për të treguar se si është situata, por gjithsesi shtypi serb thotë se duket se ka pasur një dakordim me Bashkimin Evropian që të mos ketë deklarata tensionuese gjatë këtyre ditëve, por t’i lihet hapsirë mundësisë për t’u arritur një marrëveshje”, u shpreh tutje Seferi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë