Loading…

Seferi nesër rikthehet në ring: Ky është kundërshtari i tij, meçi zhvillohet në Afrikën e Jugut

  • 20/09/2019 | 20:59

Seferi nesër rikthehet në ring: Ky është kundërshtari i tij, meçi zhvillohet në Afrikën e Jugut

Boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi, do të këtë një përballje të vështirë nesër, shkruan Gazeta Metro.


Sefer Seferi do të përballet me boksieri nga Afrika e Jugut, Kevin Lerena. Meçi zhvillohet nesër më 21 shtator në ‘Emperors Palace’ në Afrikën e Jugut.

Ky meç është i vlefshëm për titullin botëror në ‘IBO’. Boksieri nga Gostivari numëron 23 fitore, prej tyre 21 me ‘nok-aut’, 2 humbje dhe 1 barazim.

Kurse, kundërshtari i tij Lerena numëron 23 fitore, prej tyre 10 me ‘nok-aut’ dhe një humbje.

Sefer Seferi është  89.3 kg ndërsa Kevin Lerena 90.2 kg dhe garojnë për titullin ‘IBO WORLD TITLE FIGHT’. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë