Loading…

Sejdi Hoxha i PDK’së hirrje Kurtit e Aliut: Mos e bllokoni Drenicën veç pse mendon ndryshe nga ju politikisht

  • 19/06/2021 | 10:45

Sejdi Hoxha i PDK’së hirrje Kurtit e Aliut: Mos e bllokoni Drenicën veç pse mendon ndryshe nga ju politikisht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Sejdi Hoxha, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit Liburn Aliu që të mos e bllokojnë me investime zonën e Drenicës, vetëm pse mendon ndryshe politikisht nga ta, shkruan Gazeta Metro.


Këtë thirrje ai e ka bërë pasi që qeveria e Kosovës nuk po i nis punimet në zgjerimin e rrugës Komoran – Morinë, ani pse mjetet ishin ndarë nga qeveria e kaluar.

Hoxha ka thënë se projekti i zgjerimit të kësaj rruge me 4 korsi ka rëndësi te veçantë në aspektin historik dhe ekonomik, pasi që siç thotë ai së pari krijon mundësi më të lehta për të gjithë qytetarët të cilët në baza ditore vizitojnë kompleksin memorial në Prekaz.

“Kjo qeveri duhet t’i trajtoi qytetarët në formë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre politike, përmes këtij postimi i kërkoi Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit Liburn Aliu që të mos i hakmerren Drenicës për shkak që populli mendon ndryshe politikisht nga ta”, ka shkruar ai.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë