Loading…

Sejdiu i gatshëm për LDK-në, por nuk i ka punët mirë me Mustafën

  • 16/11/2016 | 21:48

Sejdiu i gatshëm për LDK-në, por nuk i ka punët mirë me Mustafën

Ish – presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në një intervistë në emisionin Monitor të RTK-së ka folur rreth demarkacionit, situatës politike në vend dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për Demarkacionin Sejdiu mendon se nuk është korrekte që Kosova të kushtëzohet sepse këtë kusht sipas tij nuk e kanë pasur as vendet e tjera.

Ndërsa kur foli për situatën aktuale politike në vend, duke përshkruar kështu edhe koalicionin qeverisës, tha se është një pjesë e një ankthi që i përshkuan dy subjektet më të mëdha politike, sidomos në disa çështje të caktuara.

“Janë jo fortë të sinqerta deklarimet për dalje apo mosdalje nga koalicioni për të shkuar në zgjedhje. Nuk e di se a janë zgjedhjet zgjidhje, por as kështu siç është situata nuk është mirë”, tha ai.

E kur foli rreth zhvillimeve në LDK, ish-presidenti Sejdiu tha se “mungon debati i përgjithshëm në strukturat e partisë, dhe po ashtu është një pjesë e madhe e LDK e heshtur krahas këtyre proceseve për ta dhënë mendimin e vet. Ajo pjesë është militante e LDK-së, por që as nuk mund të qëndroj e qetë”.

I pyetur për ambiciet e tija për të qenë në krye të LDK-së, ai tha se nëse LDK e kërkon ai është i gatshëm, ndonëse aktualisht është anëtarë nderi në Këshillin e Përgjithshëm.

Fatmir Sejdiu deklaron publikisht se me Isa Mustafën nuk ka gjetur gjuhë bashkëpunimi.

“Më të jam takuar për herë të fundit në vitin 2013, ku kam shfaqur mendimin tim, por nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët.  LDK mbetet një shtëpi e madhe pasi që shumë njerëz kanë lidhje shpirtërore me LDK, sikurse unë që s’mund të heqë dorë nga diçka që jam pjesë nga themelimi i saj”, tha ai ndër të tjera në këtë emision.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë