Loading…

Sejdiu i reagon Latifit: Mjekët po ikin, nuk presin 5-10 vjet

  • 23/09/2022 | 19:28

Sejdiu i reagon Latifit: Mjekët po ikin, nuk presin 5-10 vjet

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi sot tha se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe as nuk pritet të bëhet në dy vjetët e ardhshme, duke theksuar se i duhen 5-10 vjet për të ndryshuar shëndetësinë.


Por, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se duhet të veprohet menjëherë duke u koncetruar në atë se çfarë duhet të bëhet brenda një viti.

Sejdiu gjatë një interviste në “BonBon” në RTV21 përmendi edhe tri arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova.

“Tash e katër vjet kemi bë analiza të gjejmë shakun pse po largohet e ardhmej. 1-kushtet e punës, 2-kushtet e avancimit profesional dhe e treta çdoherë paga. Dhe tash e 4 vjet asgjë nuk është bë”, tha kryetari i OMK-së.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu theksoi se ikja e mjekëve është shqetësuese duke bërë të ditur se vetëm sivjet 172 mjekë të rinj dhe 60 mjekë me përvojë mbi 20 vjeçare janë larguar nga Kosova. Ndërsa, janë edhe 650 mjekë të papunë “këta mjekë nuk munden me pritë 5-10 vjet”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë