Loading…

Sejdiu: Isa Mustafa e Lutfi Haziri humbën zgjedhjet, duhet të dorëhiqen

  • 19/11/2019 | 20:56

Sejdiu: Isa Mustafa e Lutfi Haziri humbën zgjedhjet, duhet të dorëhiqen

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka kritikuar kryetarin aktual të LDK’së, Isa Mustafën, që nuk ka reflektuar pas humbjeve në zgjedhje, transmeton Gazeta Metro.


Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prej kur e ka marrë nën drejtim LDK-në Isa Mustafa janë humbur gjashtë palë zgjedhje.

“I pari që përgjigjet është lidershipi. Dorëheqja është akt shumë i qartë pasi lidhet me mandatin e kryetarit. Ai ka udhëheq procesin. Ai ka dhënë deklaratat për fitore. Ai ka mobilizuar elektoratin për fitore të sigurt”.

Ish-kryetari i LDK’së ka thënë se përgjegjësi kanë edhe kryetarët e degëve për rezultatet e dobëta.

“Lutfi Haziri ka përgjegjësi pasi duhet parë niveli i LDK’së në Gjilan. Muharrem Sfarqa po ashtu ka përgjegjësi. Shikoni ku është niveli i Ferizajt. Kemi zbritje edhe në komuna, si Podujeva, pavarësisht se LDK atje ka pasur një epërsi të lehtë në zgjedhje”.

Sejdiu thotë se edhe Isa Mustafës edhe Vjosa Osmanit iu ka dhënë mundësinë për të punuar në kabinetin e tij dhe për t’u ngritur profesionalisht “pa ndonjë hile”.

Ai i është rikthyer edhe njëherë garës së humbur ndaj Isa Mustafës për kryetar të LDK’së.

Thotë se Isa Mustafa i kishte bërë be për “kokën e fëmijëve” që nuk kishte ambicie për kryetar të LDK’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë