Opinionisti Dardan Sejdiu u shpreh troç se partitë po hyjnë në zgjedhje sepse Kurti nuk pranoi që Vjosa Osmani të rizgjidhet presidente, transmeton Gazeta Metro.
“Në këto zgjedhje po shkojmë sepse Kurti nuk deshi që Kosova me vazhdu me Vjosa Osmanin si presidente por me atë që VV e bën tokë, do të thotë, VV tokë e bën kë?”, u shpreh ai
Sejdiu në Rubikon të Klan Kosova kritikoi udhëheqjen e Kurtit, duke thënë se ai punon vetëm me njerëz të nënshtruar dhe jo me ata që kanë mendim të pavarur.
“Kurti nuk mund të punojë me njërëz që kanë mendim, por vetëm me njerëz të nënshtruar”, përfundoi Sejdiu./gazetametro.net