Loading…

Sejdiu: Viti 2021 për Kosovën mund të jetë edhe më i kobshëm sesa viti 2020 nëse vazhdohet me këso inati politike

  • 28/11/2020 | 19:33

Sejdiu: Viti 2021 për Kosovën mund të jetë edhe më i kobshëm sesa viti 2020 nëse vazhdohet me këso inati politike

Ish-deputeti, Dardan Sejdiu ka thënë se  viti 2021 për Kosovën mund të jetë edhe më i kobshëm nëse vazhdohet me këso inate partiake, shkruan Gazeta Metro.


Sejdiu ka përmendur faktin se edhe pse jemi në fund të vitit ligjin për rimëkëmbje akoma nuk është votuar.

“Paramendojeni, fundi i vitit erdhi dhe ende ligjin për rimëkëmbje nuk e kemi të votuar as pas mbi dhjetë tentimeve. Në këtë kohë do duhej të ishte në diskutim buxheti për vitin 2021 e që do duhej të ishte projektligj agresiv e ambicioz duke tentuar të ribëjë vendin, e as ky ligj nuk është askund në radar!”, ka shkruar ndër të tjerash Sejdiu.

Ky është shkrimi i plotë:

Nëse viti 2020 ishte vit i mbylljës së madhe e për pasojë rënies së madhe ekonomike, viti 2021 për Kosovën mund të jetë edhe më i kobshëm nëse vazhdohet me këso inate partiake!

Paramendojeni, fundi i vitit erdhi dhe ende ligjin për rimëkëmbje nuk e kemi të votuar as pas mbi dhjetë tentimeve. Në këtë kohë do duhej të ishte në diskutim buxheti për vitin 2021 e që do duhej të ishte projektligj agresiv e ambicioz duke tentuar të ribëjë vendin, e as ky ligj nuk është askund në radar!

Në ndërkohë kuvendi është jo-funksional dhe vendi është me ushtrues detyre të presidentit, duke u orvatur të gjej një zgjidhje të pranueshme, por ja që ka subjekt që kërkojnë zgjedhje, dhe ndoshta me të drejtë!

Pra, futemi ne fund vit pa ligj për rimëmkëmbje, pa projekt buxhet, pa president dhe me gjasa reale për zgjedhje!

Përvoja paszgjedhore na tregon që koha që shpenzohet për bërje të nje qeverie është 3-6 muaj!

Me këso mendësie politike fare lehtë përfundojm pa qeveri, pa ligj për rimëkëmbje, pa buxhet, pa president deri në pranverë të vonshme vitit tjetër!

E kam thënë dhe po e përsëris, politika është dialog e deliberim, marrëveshje e kompromis!

Kështu që para zgjedhjeve sigurohuni që e votoni së paku ligjin për rimëkëmbje dhe buxhetin!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë