Loading…

Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE’së drejt njohjes së Kosovës

  • 23/03/2023 | 08:13

Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE’së drejt njohjes së Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sonte se me arritjen e marrëveshjes së planit evropian në Ohër, pesëshja mosnjohëse e BE-së, do bëjë lëvizje drejt njohjes së shtetit të Kosovës.


“Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës’’, ka deklaruar sekretari Blinken.

Këtë sekretari Antony Blinken e tha gjatë një adresimi të tij sonte në një seancë dëgjimore para Senatit.

Ai u pyet mbi të arriturat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nga aneksi i 18 Marsit në Ohër, specifikisht për progresin e Amerikës në lobim për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.

‘’Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë’’,njofton Klankosova

‘’Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit’’, u shpreh ai mes tjerash.

Ai gjithashtu ka falënderuar kreyeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtueshmërinë në këtë marrëveshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë