Loading…

Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo tha se Kina do të paguaj për pandeminë që e shkaktoi

  • 15/07/2020 | 19:14

Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo tha se Kina do të paguaj për pandeminë që e shkaktoi

Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo, tha të mërkurën se bota gjithsesi do të detyroj Kinën të paguaj çmimin për përhapjes e pandemisë së koronavirusit të ri, duke shtuar se kostoja do të reflektohet në ndryshimin e marrëdhënies me ekonominë e dytë botërore, transmeton Gazeta Metro.


“Unë mendoj se bota do t’i detyroj të paguajnë një çmim” tha Pompeo në një intervistë për portalin amerikan The Hill. “Ju mund ta vëreni, kudo që shkoj, çdo ministër me të cilin flas, të gjithë e shohin se çfarë i bëri Kina botës”.

Intervista për The Hill ishte pjesë e samitit të tyre për New Threats, New Defense, ku sekretari e identifikoi Kinën si prioritetin numër 1 të administratës së Trump, nëse ai zgjidhet për një mandat të dytë si president i SHBA’së.

Pompeo tha se strategjia e administratës amerikane për Kinën ka të bëjë me rezistimin e “ sigurimin se kemi një marrëdhënie të drejtë reciproke me Partinë Komuniste të Kinës”.

Kjo qasje është formësuar në një varg veprimesh të fundit ndaj Pekinit dhe komunikimit të ftohur në nivelet më të larta, ku edhe Presidenti Trump kishte thënë se nuk ka plan të flasë me Presidentin e Kinës Xi Jinping. Trump po ashtu i kishte thënë CBS News se “nuk është i interesuar të arrij një fazë të dytë të marrëveshjes tregtare me këtë shtet”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë