Loading…
Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, i del krah myslimanëve: Keqtrajtimi i Ujgurëve në Kinë është njolla e shekullit
  • 18/07/2019 | 19:29

Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, i del krah myslimanëve: Keqtrajtimi i Ujgurëve në Kinë është njolla e shekullit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në fjalimin e tij, si nikoqir i konferencës, u fokusua në trajtimin që Kina bën ndaj pakicës myslimane ujgure në Xinjiang, ku ka dërguar mbi 1 milion prej tyre në kampe ‘ri edukimi e përgatitje profesionale’, transmeton Gazeta Metro.


Pompeo e quajti trajtimin e Kinës ndaj pakicës myslimane ujgure “njollën e shekullit” dhe e akuzoi Pekinin, për nxitjen e vendeve, që të mos marrin pjesë në konferencë. Nisma diplomatike e Republikës Popullore të Kinës, duke i ‘bindur’ shumë shtete, madje myslimane, si Mbretëria e Arabisë Saudite e Pakistani, për të nënshkruar dokumente ku pajtoheshin me politikat e Kinës ndaj popullatës myslimane dhe përpjekjes së tyre për të eliminuar ‘terrorizmin’. Përpjekja e tyre pati sukses pasi Kina përdori ndikimin ekonomik ndaj shteteve që varen prej tregtisë kineze.

Qeveria kineze të enjten kundërshtoi çdo kritikë se ajo abuzon me të drejtat fetare dhe njerëzore, si rëndom. Kina prin në listën e njerëzve të dënuar dhe ekzekutuar me vdekje në vit, e ndjekur nga Republika Islamike e Iranit.

Sekretari Pompeo theksoi në fjalimin e tij  se “Kina është shtëpia e një prej krizave më të këqija të të drejtave të njeriut të kohës sonë, është me të vërtetë njollë e shekullit”, tha Pompeo në ditën e fundit të konferencës ndërkombëtare në Washington. Pompeo tha se zyrtarët e qeverisë kineze kishin provuar të dekurajonin vendet nga pjesëmarrja në konferencën tre ditore.

Vërejtjet e Sekretarit Pompeo erdhën një ditë pasi presidenti i SHBA’së, Donald Trump, u takua në Shtëpinë e Bardhë me viktimat e persekutimit fetar nga vendet përfshirë Kinën, Turqinë, Korenë e Veriut, Iranin dhe Mianmarin.

Zëvendëpresidenti i SHBA’së, Mike Pence, i cili sikurse Pompeo, është një kritik i zëshëm i Kinës, në të njëjtën konferencë tha se bisedimet e vazhdueshme tregtare amerikane me Kinën nuk do të ndikojnë në angazhimin ndaj lirisë së fesë.

Dhjetëra vende në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara i kërkuan Kinës që të ndalojë persekutimin e ujgurëve etnikë në rajonin e saj perëndimor të Xinjiang./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë