Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken s’la hapësirë për dyshime aspak që SHBA s’pajtohet aspak me veprimtarinë e autoriteteve të qeverisë së Kosovës sot në Veri, shkruan Gazeta Metro.
Sekretari Blinken thjeshtë e vlerësoi qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti si palën destabilizuese në këtë çështje.
“I dënojmë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës që po e përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin jostabilitetin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që menjëherë të ndalë këtë masa të dhunshme dhe të përqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”.
Paraprakisht ishte ambasadori amerikan Jeff Hovenier që reagoi njëjtë ashpër dhe kërkoi ndalimin e veprimeve, kjo pas disa komenteve të tij publike paralajmëruese që të mos veprohet në këtë mënyrë ditëve të kaluara./gazetametro.net
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023