Loading…

Sekretari i Ligës së Botës Islame: E gjithë bota u ka shembull (Video)

  • 11/03/2017 | 13:33

Sekretari i Ligës së Botës Islame: E gjithë bota u ka shembull (Video)

Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, në një vizitë disa ditore Kosovë, ka thënë se ndjehet krenar që po viziton një popull ‘mysliman të moderuar.


Në takimin me myftiun Tërnava, Abdulkerim al Isa, tha se qëllimi i kësaj vizite është avancimin e bashkëpunimin me “vëllezërit tanë për pikat që neve na bashkojnë”.

“Jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull mysliman i cili është modern dhe shembull i tolerancës fetare në këtë pjesë të botës dhe praktikimit të fesë së pastër”, tha ai, raporton Ekonomiaonline.

Ai tha se këtë nuk e thotë vetëm Liga Islame, ngase sipas tij populli shqiptar mysliman ka dëshmuar se është popull model i tolerancës dhe bashkëjetesës në mes feve.

“E gjithë bota islame dhe bota mbarë ka një respekt për shqiptarët kundrejt të gjitha problemeve që kanë përjetuar, ka dëshmuar edhe histori se vërtet populli shqiptar i Kosovës ka dëshmuar se e ka praktikuar fenë”, tha ai.

Myftiu Ternava me këtë rast kërkoi nga Abdulkerim al Isa që të angazhohet për të bindur shtetet islame të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tille. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë