Loading…

Sekretari i Mbrojtjes së Obama’s i rreptë ndaj Biden: Katastrofa në Afganistan më sëmuri fizikisht

  • 15/10/2021 | 16:08

Sekretari i Mbrojtjes së Obama’s i rreptë ndaj Biden: Katastrofa në Afganistan më sëmuri fizikisht

Robert Gates, ish sekretar i mbrojtjes nën ish presidentin amerikan Barack Obama dhe George W. Bush, ishte kritik ndaj administratës së tanishme demokrate nën presidentin Joe Biden në intervistën e fundit për tërheqjen kaotike nga Afganistani, operacion të cilin e vlerësoi se ka mundur të kryhet më mirë, transmeton Gazeta Metro.


Gates që ka shërbyer edhe si drejtor i agjencisë amerikane të inteligjencës, CIA, shto edhe disa dekada si agjent në analizë në këtë agjenci, i ka bërë komente në intervistën për emisionin “60 Minutes” të CBS që do të shfaqet këtë të diele.

Komentet e fundit të tij për tërheqjen nga Afganistani janë më të zbutura se ato të dy viteve më parë për presidentin Biden, por mjaft të ashpra njëkohësisht.

“Ishte mjaft e vështirë për mua ato ditë, me të vërtetë nuk po ndihesha mirë. E kuptova se ishte për shkak të asaj që po ndodhte në Kabul. Dhe isha aq i mërzitur për mënyrën si përfundoi, nëse më lejoni, dhe një tjetër ndjenjë që e pata ishte se kjo kishte shumë gjasa të mos përfundonte ashtu.”

Kur gazetari Anderson Cooper shtoi atë që kishte thënë Biden se çdo tërheqje kishte rrëmujë, Gates u përgjigj: “Patjetër, ushtria e konsideron tërheqjen si pjesa më e rrezikshme e një operacioni, por, ama ata kishin shumë kohë ta planifikojnë, dukem nisur nga marrëveshja që Presidenti Trump e arriti me Talibanët, që ndodhi në shkurt të 2020’s”.

“Në momentin kur Presidenti Biden ri konfirmoi se do të ketë afat të palëkundur të tërheqjes” Gates shtoi. “Ajo ishte pika në të cilën mendoj unë që do të duhej të kishin filluar të nxjerrin ata njerëz nga atje”.

Gates jo për herë të parë ka qenë kritik ndaj presidentit Biden. Më 2019’n kishte paralajmëruar se Biden nuk e ka specialitet politikën e jashtme.

“Ai ka qenë gabim në gati çdo çështje politikës së jashtme madhore dhe ato të çështjes së sigurisë kombëtare në katër dekadat e fundit” kishte thënë Gates për Biden./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë