Loading…

Sekretari i NATO’s, Stoltenberg: Kina nuk i ka vlerat tona, demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit

  • 30/06/2020 | 19:23

Sekretari i NATO’s, Stoltenberg: Kina nuk i ka vlerat tona, demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit

Qeveria e Hong Kong njoftoi me një kumtesë se ligji i ri i sigurisë autonominë qytetit dhe realisht prish marrëveshjen një shtet dy sisteme. Reagimet nga bashkësia ndërkombëtare ishin të shumta, e më i rëndi erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, transmeton Gazeta Metro.


“Është e qartë që Kina nuk i ka vlerat tona- demokracinë, lirinë, si dhe sundimin e ligjit” tha Stoltenberg.

Shtetet e Bashkuara që e kishin paralajmëruar Kinën se në rast të kësaj lëvizje të tyre do të ketë pasoja, tani më kanë nisur procedurat për heqjen e statusit special tregtar të Hong Kong, një lëvizje kjo që Kina tha të martën se do të përgjigjet me ‘kundërmasa’ të jo cekura.

Edhe rajoni aziatik ka reaguar ndaj lëvizjes së Kinës për të shuar autonominë e Hong Kong, në Japoni kjo u vlerësua për ‘keqardhje’, ndërsa Tajvani madje kishte paralajmëruar qytetarët e vet për rrezikun e vizitës në Hong Kong.

Lajmi për ligjin është pritur me protesta në rrugët e Hong Kong që kanë mbi një vit që rezistojnë ndaj pushtetit komunist të partisë komuniste në Kinë që po minojnë demokracinë në qytetin e tyre. Kishte ballafaqime me policinë, arrestime gaz lotsjellës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë