Loading…

Sekretari i OSBE’së: Çështja Kosovë-Serbi, jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

  • 25/10/2019 | 00:02

Sekretari i OSBE’së: Çështja Kosovë-Serbi, jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Sekretari o Përgjithshëm i OSBE’së, Thomas Greminger, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Greminger zgjidhja e kësaj çështjeje do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon, dhe në lidhje me këtë mund të kontribuoj edhe organizata të cilën ai e përfaqëson, në mënyrë të paanshme.

”Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon. Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”, ka thënë ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Greminger theksoi edhe mbështjetjen e OSBE’së që do të vazhdojë ndaj Maqedonisë së Veriut duke thënë se e kupton zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave për anëtarësim të këtij shteti dhe Shqipërisë.

”Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, shtoi ai.

Greminger gjithashtu tregoi se si OSBE dhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.

”Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë